Zelenksy do të vendosë çështjen e armëve në krye të agjendës së bisedimeve me amerikanët

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, sot do të mirëpresë në Kiev zyrtarët më të lartë amerikanë të cilët udhëtojnë në Ukrainë për herë të parë që nga fillimi i luftës.

Sekretari i Shtetit Antony Blinken dhe Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin do të shkojnë në Kiev, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Por ende nuk dihet agjenda e këtij takimi, për shkak se Uashingtoni nuk ka komentuar lidhur me këtë për siç thonë ata për shkaqe sigurie.

Zelensky planifikon të vazhdojë kërkesat e tij për dërgimin e armëve të rënda për të ndihmuar në luftimin e ushtrisë ruse.

Ai gjithashtu shpreson se takimi i sotëm mund të hapë rrugën për një vizitë të Presidentit amerikan, Joe Biden.