Zelanda e Re njofton heqjen e kufizimeve për COVID-19

Kryeministrja i Zelandës së Re, Jacinda Ardern, sot njoftoi se vendi i saj nuk ka raste aktive me koronavirusin e ri(COVID-19) dhe se vendi po lëviz për të hequr thuajse të gjitha masat kufizuese pas mesnatës së sotme, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në një konferencë shtypi, Ardern tha se Zelanda e Re nuk ka rast të ri të transmetimit.

“Nuk kemi më raste të reja të COVID-19 dhe tani po kalojmë në nivelit e alarmit 1 nga niveli 2 nga mesnata e sotme. Në nivelin 1, nuk do të ketë në mënyrë efektive asnjë kufizim në jetën e përditshme dhe biznesin, por kufijtë e Zelandës së Re do të mbeten të mbyllur”, tha Ardern gjatë konferencës për shtyp të transmetuar në Radion shtetërore të Zelandës së Re.

Banorët që vijnë në këtë vend do të duhet të bëjnë karantinë për dy javë dhe ata do të testohen dy herë gjatë kësaj periudhe.

Gjatë gatishmërisë Niveli 1, të gjithë mund të kthehen në punë, shkollë, sport dhe udhëtime shtëpiake, dhe mund të mblidhen me aq njerëz sa dëshirojnë.

Në një deklaratë, Ministria e Shëndetësisë gjithashtu tha se vendi nuk ka më raste aktive me koronavirusi dhe se pacienti i fundit me COVID-19 është shëruar me sukses.

Sipas ministrisë, rasti aktiv i virusit është zbuluar më 22 maj dhe nuk është raportuar asnjë rast i vetëm.

Numri i përgjithshëm i rasteve në vend është 1.504 me 22 vdekje.