Qeveria e Zelandës së Re i kufizon vendet e fluturimeve ndërkombëtare, si pjesë e masave në luftën kundër koronavirusit të ri, njofton DPA.
Kompania ajrore “Er Nju Zeland” u dakordua për pezullimin e rezervimeve të reja afatshkurtra të fluturimeve. Kjo do t’i mundësojë Qeverisë në mënyrë të sigurt t’i akomodojë ata që kthehen në shtëpi në vendet e izolimit dhe karantinës.
Tani ka pothuajse 6.000 njerëz në 28 qendra izolimi në vend, ndërsa nga marsi deri tani, më shumë se 26.400 njerëz kanë kaluar nëpër izolim dhe karantinë në vend.
Autoritetet kanë vendosur një qëllim që të ndalojnë përhapjen e virusit përtej kufirit, kështu që kushdo që kthehet duhet të shkojë në karantinë ose izolim në zona të caktuara. Autoritetet nuk kanë dëshirë të ndërtojnë vendet e karantinës, e cila kufizon fluturimet ndërkombëtare. /MIA




