Zekolli për DW: Në zgjedhjet do ketë dyluftim Mexhti-Ahmeti, e jo Mickovski-Kovaçevski

Në kolumnën e fundit për “Deutsche Welle”, kolumnisti i rregullt i këtij mediumi ndërkombëtarë, ambasadori Arsim Zekolli, ka shkruar se sado që mund të tingëllon si e përshpejtuar, stërtheksuar, bile edhe etnikisht subjektive, “megjithatë është afër mendjes se epiqendra strategjike-politike e kundërvënies në zgjedhjet e radhës nuk do jetë dyluftimi, mes LSDM dhe VMRO, por ballafaqimi mes Izet Mexhiti dhe Ali Ahmeti”.
Sipas Zekollit, kjo pasiqë në këtë apo atë mënyrë, me qasjen e tij “i hapur ndaj të gjithëve, në distancë me të gjithë”, “Izet Mexhiti ka shtyrë anash Ali Ahmetin nga pozita e tij e deritanishme”, si një policy-maker i pamohueshëm në skenën politike. “Kjo nuk nënkupton se Mexhiti ka fituar që tani edhe rolin e “king-maker”, të cilën Ahmeti ende mundohet ta ruaj për vete. Megjithatë, hapja diskrete e bashhkësisë nderkombetare ndaj opozitës shqiptare në përgjithësi dhe Mexhitit në veçanti, mund të kuptohet si paralajmërim për ndryshimet që do të vijojnë në periudhën parazgjedhore. Distanca e kujdeseshme dhe mospërcaktimi i Mexhitit mes LSDM dhe VMRO, shkathësia e tij në tërheqje dhe ndërtim aleancash, por mbi të gjitha fakti që eksperienca e tij nga BDI-ja premton tranzicion të qetë në kampin politik shqiptar dhe skenën e përgjithshme politike të vendit, janë faktorë që dukshëm ndikojnë në profilimin e tij pozitiv para bashkësisë ndërkombëtare” ka shkruar ndër të tjera në kolumnën e e fundit për “Deutsche Welle – DW”, ambasadori dhe njohësi i mirë i rrjedha politike ndërkombëtare z.Arsim Zekolli.

P.S. Me poshte e keni linkun e kolumnes ne gjuhen maqedonishte

https://www.dw.com/mk/ziherasite-vo-makedonskata-politika-koj-e-za-istok-a-koj-za-zapad/a-68199772?fbclid=IwAR32tjhV4b8KrbGYguZbCvERuip_cKFci7bSCeFYt5fmov-iRCGgmsN4Sis