Zekolli: Gastajbajteri Ali Ahmeti, politikan intrigant që s’ka lidhje me çështjen shqiptare

Kolumnisti i Deutsche Wele Arsim Zekolli për Ali Ahmetin:

GASTAJBAJTERI ALI AHMETI, POLITIKAN INTRIGANT QÈ SKA LIDHJE PËR ÇËSHTJEN SHQIPTARE NË MAQEDONI

Kolumnisti dhe ish-ambasadori Arsim Zekolli në kolumnën e fundit për DW në gjuhën maqedonase ka cilësuar kryetarin në letër të BDI-së Ali Ahmetin si politikan intrigant dhe të vetëpëlqyer, që ska lidhje me nevojat reale të shqiptarëve në vend, edhe pas 22 vjetëve që kur është kthyera nga Zvicra.

Zekolli thotë nëse para 22 viteve siç edhe vetë e pranonte, aliu nuk njihte problematikat me të cilat ballafaqohen shqiptarët në Maqedoni, është e pafalshme se si edhe tani nuk ka send politik për nevojat e shqiptarëve në vend.

‘Nuk e njihja gjendjen e shqiptarëve derisa zbrita në Maqedoni, nuk dija detaje për këtë vend, sa shqiptarë ka dhe ku jetojnë’ citon i shokuar Zekolli, deklaratën e Ahmetit dhënë për mediat kosovare, duke shtuar se Aliu nuk njef shqiptarët edhe pas 23 vitesh shtirje si lider.