Zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli, në emisionin Click Plus që do të transmetohet nga ora 21:30, tha se punimet në autostradën Shkup-Bllacë do të fillojnë brena këtij muaji, po shtoi se, shpreson që mos të ketë ngecje të punimeve për shkak të kushteve klimatike.
-Për shumë pak, mund të them edhe brenda muajit do të kemi shënimin e punimeve në këtë rrugë.
–Po thoni që brenda këtij muaji, pa përfunduar 2025 do të dalin bagerët atje do të fillojnë me punë?
-Po, këtë po e them dhe uroj që kushtet klimatike të mos na e vështirësojnë për të ngecur në muajin janar ose shkurt.




