Zekiri, vajza dhe bashkëshortja e tij preken nga koronavirusi

Nenkryetari i LSDM-se dhe ish deputeti i kesaj partie, Muhamed Zekiri, ka rezultuar pozitiv ne testin per Covid-19, shkruan gazeta LAJM. Permes nje njoftimi ne Facebook, Zekiri, shkruan se te prekur me koronavirus jane edhe bashkeshortja dhe vajza e tij tremuajshe. Ai me kete rast ben thirrje tek te gjithë per kujdes. Shkrimin e plote te Zekirit mund ta lexoni me poshte.

“Të nderuar miq,
Pavarsishtë kujdesit dhe përmbajtjes së rekomandimeve dhe kontakteve minimale me njerëz, dua T’ju njoftoj se unë bashkë me bashkëshorten dhe vajzën tre muajshe kemi rezultuar pozitiv në testimin për COVID 19.
Fatmirisht unë jam jam pa asnjë simptom por kam rezultuar pozitiv.
Edhe nëher ju bëj thirrje të gjitjëve të mos e neglizhoni mundësinë nga infektimi dhe të jeni të kujdeshëm. Nëse keni ndonjë shenjë edhe më të vogël dyshimi mos hezitoni të vizitoni mjekun amë dhe ti nënshtroheni testimit.
Njëherit shprehi keqardhje dhe kërkoj falje të gjithëve me të cilët kam pas kontakt ditëve te fundit dhe ndoshta i kam sjelle pa qëllim në situatë të palakmueshme”, shkruan Zekiri.