Zekiri: Fushata e BDI-së financohet me para të kazinove

Nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zeqiri, është shprehur i indinjuar nga qëndrimi i BDI-së, gjoja kundër kazinove. Zeqiri, përmes një postimi në facebook thotë se kjo është hipokrizi, sepse sipas tij, fushata e BDI-së financohet nga kazinot me pronarë austriakë.

“Çfarë hipokrizie e BDI-së… Bëjnë spot reklamues se janë kundër Casinove ndërsa fushata e tyre finansohet pikërishtë nga para të Casioneve. Gjegjësisht nga pronarët austriakë të Casionve të cilët me ndihmën e BDI-së u futën në Maqedoninë e Veriut”, ka shkruar Zeqiri.
Ndryshe BDI po shfrytëzon një fushatë mjaft pompoze dhe të shtrenjtë. Gjithë ato harxhime, gjithë ato reklama, bilborda, video e fotografi të zbukuruara, duhet t’i paguajë dikush, mos mendoni se paratë bien nga qielli.