Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një 27 vjecar nga fshati Likovë, Rijad Mamuti, shkruan gazeta Lajm . Ai prej disa ditësh ishte shtruar në spital pasi kishte rezultuar pozitiv me Covid 19.
Nënkryetari i LSDM, Muhamed Zekiri në “Facebook”, ka shkruar se për shkak të koronavirusit, ka humbur një mik nga Likova.
“Sot humba nje mik te vertet ndersa Likova humbi nje nga djemet me te mire te saj Rijad Mamutin 27 vjeç. Takimi yne i fundit ishte jo me large se para nje muaji. Allahu e shperblefte me xhnnet dhe familjes ua shtofte durimin! COVID 19 ekziston miqe te dashur dhe nuk po pyet per moshen. Beni kujdes te madhe!!!Allahu na ruajt nga ky armik i padukshem dhe e largofte nga ne!!!”, ka shkruar Zekiri.