Zejdi me porosi për Fatmir Besimin: Mos dërgo lule tek dëshmorët në Sllupçan, derisa nuk e rrespekton amanetin dhe gjuhën e tyre (VIDEO)

Kryetari i grupit parlamentarë nga koalicioni ASH-AAA, Skender Rexhepi- Zejdi, nga foltorja e Kuvendit deklaroi se ministrat shqiptarë në Qeveri janë duke anashkaluar në maksimum përdorimin e gjuhës shqipe.

Zejdi tha se shembull konkret për shkeljen e gjuhës shqipe është ministri i Financave, Fatmir Besimi i cili rreth 46 propozim ligje i ka sjellur vetëm në gjuhën maqedonase, raporton Neës33.tv.

Rexhepi tha se Besimi kot ka dorëzuar lule tek varrezat e dëshmorëve në Sllupçan përderisa ai nuk është në gjendje ta rrespektoj amanetin e tyre. / News33.tv/