Pas kritikave nga Dhoma Amerikane e Tregtisë, procedura e tenderit për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano është anuluar, pasi kompania e vetme e mbetur në garë nuk paraqiti ofertën financiare brenda afatit të përcaktuar.
Mësohet se kompania Archirodon, e cila ishte e vetmja që vijonte në garë në fazën përfundimtare të tenderit, nuk dorëzoi ofertën e saj financiare më 9 mars.
Tenderi kishte një vlerë të përllogaritur prej rreth 400 milionë eurosh dhe synonte ndërtimin e portit të ri tregtar në zonën e Porto Romanos.
Por amerikanët ngritën alarmin për këtë çështje.
Megjithatë, Edi Rama u shfaq i vendosur për të vazhduar procedurën për portin e ri.
Kujtojmë se gjatë një interviste në Çim Peka LIVE, Arben Ahmetaj pati denoncuar se pas aferës së Porto Romanos qëndrojnë kompani ruse të sanksionuara.
Ahmetaj tha se Shqipëria rrezikon të mbetet pa port.
Ndërkohë kjo çështje po hetohet nga Prokuroria Speciale.
© SYRI.net



