Bëhet fjalë për Sarah Berisha, e cila tashmë do të shihet në rolin e moderatores, shkruan lajmi.net.
Sezonin e ri, spektakli i humorit në Abc News, “Kosherja” do të moderohet nga Sara.
“Stafi i Kosheres njofton publikun se këtë sezon, spektakli do të ketë një moderatore të re. Ne i urojmë mirëseardhjen Sarah Berishës. Gjithashtu falenderojmë moderatoren Jona Spahiu për kontributin e dhënë.”, shkruhet në postim.
Edhe vetë Sarah, ndonëse nuk ka treguar detaje përmes një videoje në Instastory i tregon ndjekësve se shpejt do të ndajë me ta fillimin e një projekti “emocionues” për të./Lajmi.net/



