Zbulohet oferta shokuese e PSG-së të cilën Messi e refuzoi

Siç janë gjërat aktualisht, Lionel Messi do të largohet nga Paris Saint-Germain në fund të sezonit.

Kontrata e argjentinasit me parisienët skadon në fund të sezonit dhe ata kanë vendosur t’i ofrojnë një të re, por kushtet janë të tilla që ai do ta ketë të vështirë t’i pranojë.

Gazeta franceze “L’Equipe” zbulon se Messi do të qëndrojë në “Parc des Princes” vetëm nëse pranon një ulje drastike të pagave prej 75 për qind, transmeton lajmi.net.

Prandaj, në vend të 40 milionë eurove aktuale, ai do të kishte një pagë vjetore prej 10 milionë eurosh, ofertë të cilën raportohet se Messi e ka refuzuar.

Gazeta franceze shkruan se për shkak të “fair play”-it financiar, PSG-ja duhet të “shkurtojë” urgjentisht buxhetin e pagave dhe për këtë gjoja nuk mund t’i ofrojnë më shumë Messit.

Nga ana tjetër fansat mendojnë se ai nuk e meriton më. Ata janë të zemëruar me argjentinasin sepse ai është i padukshëm në fushë në ndeshjet më të rëndësishme.

Ai ka qenë atje për dy vjet dhe skuadra e përfundon kompeticionin në Champions League në fillimin e fazës eliminatore.

Prandaj, pas eliminimit nga Bayerni, i dhanë fishkëllima dhe ofendime dhe ia bënë të qartë se nuk e donin më në klub.