Zbulohet një magazinë me sasi të madhe fishekzjarrësh të kontrabanduara në Dibër, nën hetim pronari

Policia e Shtetit ka zbuluar një magazinë të një biznesi ku mbahej një sasi e madhe fishekzjarrësh dhe kapsolla të kontrabanduara me qëllim shitjen, në fshatin Pollazhan të Dibrës.

Sipas një njoftimi të Policisë së Shtetit, është arrestuar shtetasi E.I., 32  vjeç, banues në fshatin Pollazhan, Dibër, për të cilin nisi procedimi penal në gjendje të lirë.

“Në magazinë u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 733 kapsolla, 344 fishekzjarrë të kalibrave të ndryshme. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.