Zbulohet mashtrimi i Berishës, përdor profile fake për të komentuar tek statuset e tij (FOTO)

Ish-kryeministri Sali Berisha është një prej personave më aktivë në rrjetet sociale, duke publikuar shpesh herë ato që sipas tij janë denoncime, por që në fakt jo pak herë kanë rezultuar fake news.

Përveç lajmeve fake që poston në wall-in e Facebook-ut, “fake” duket se janë edhe komentet që bëhen në postimet e tij.

Të shumtë janë “përkrahësit” e tij në rrjetet sociale por me sa duket edhe ato janë profile false.  Këtë e ka vërtetuar një pakujdesi që Berisha ka bërë sot në profil.

Vetë Berisha ose ata qe menaxhojnë llogarinë e tij, kanë dashur të shkruajnë një mesazh urimi për të dhe bashkëshorten e tij.

Por kanë harruar të ndërrojnë llogarinë nga profili fals që do komentonin, dhe kanë komentuar me vetë adresën e Berishës.

Pra ajo që bën habi në këtë koment, është se si vetë Berisha, i uron vit të mbarë vetes së tij dhe bashkëshortes.

Një ndjekës e ka parë këtë koment dhe i ka replikuar: “Sali Berisha ju tani po uroni doktorrin…dmth veten tuaj  se s’po kuptojme asgje .Me duket administratorit se FB akoma si paska dale pija”.

Zbulohet mashtrimi i Berishës, përdor profile fake për të