Zbulohet klubi anglez që ka gati 150 milionë euro për Lautaron

E ardhmja e Lautaro Martinez te Interi vazhdon të jetë e paqartë, nëse do të qëndrojë apo do të largohet në verë.

Ylli argjentinas është i lumtur në qytetin e modës, megjithatë shumë skuadra po tentojnë prej vitesh ta largojnë atë nga Neroazzurët.

E ardhmja e argjentinasit mund të jetë në elitën e futbollit anglez Ligën Premier, ku Arsenali ka shfaqur interesim për transferimi e tij.

Mikel Arteta dëshiron të forcojë skuadrën e tij me një profil që garanton objektiva, lidership dhe përvojë në nivelin elitar.

Lautaro i përshtatet atij plani si sulmues qendror dhe Arteta e dëshiron nga sezoni i ardhshëm të ketë në maje të sulmit.

Arsenali thuhet se është i gatshëm të vendosë në tryezë një ofertë astronomike afër 150 milionë euro, një shifër që vështirë se mund të injorohet, edhe për një lojtar që ata e konsiderojnë të paprekshëm.

27-vjeçari këtë edicion në 40 ndeshje zyrtare ka shënuar 18 gola dhe ka asistuar në gjashtë të tjerë.