Zbulohet banesë e kthyer në fermë kanabisi në Laknas të Tiranës, arrestohet punonjësi i OSHEE

Policia i Tiranës ka zbuluar mbrëmjen e kësaj të marte në zonën e Laknasit, një banesë të konvertuar në fermë për prodhimin e kanabisit.

Në media raportohet se deri tani në pranga është vënë një punonjës i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë OSHEE me akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, ndërsa janë sekuestruar edhe disa bimë lënde narkotike të llojit kanabis.

Në banesën ku u gjetën bimët narkotike ndodheshin edhe dy vëllezër dhe babai i tyre, të cilët po ashtu janë shoqëruar në polici.