Zbulohen premtime tjera të parealizuara në platformën e BDI-së në vlerë mbi 2 miliardë euro!

PLATFORMA E BDI-së: ZGJEDHJET 2011- vazhdim

PROJEKTET STRATEGJIKE INTEGRUESE
Transport:
• Autostrada Korridori 8 (Shkup- Bllacë; Shkup-Qafë Thanë). Ankandi ndërkombëtar i hapur për koncesionim, për investim me vlerë rreth 600 milion euro.❌

• Hekurudha Korridori 8 (Kërçovë-Lin). Ka përfunduar projekti ideor, do të fillojë projekti themelor dhe studimi i fizibilitetit për ndërtim të hekurudhës dhe investim rreth 300 milion euro. Gjithashtu, me rëndësi është modernizimi i hekurudhës gjatë gjithë Korridorit 8 me qëllim që të bëjë atraktiv këtë trajektore të rëndësishme të transportit.❌

• Hekurudha Korridor 10. Modernizimi i hekurudhës që të jetë kompatibil me shtet tjera të rajonit me vlerë afër 18 milion euro.❌

• Rruga e Arbërit (Kërçovë – Urra e Boshkut). Do të ndërtohet rrugë e re, që paraqet një krah të ri në trajektoren e Rrugës së Arbërit, e cila do të lidhë Kërçovën dhe Dibrën, dhe do të vazhdojë në pjesën që ndërtohet në Shqipëri.❌

• Rruga Tetovë-Jazhincë. Zgjerim i rrugës dhe shqyrtim i mundësisë për rrugë të re dhe terminal të ri doganor.❌

• Rruga Tetovë-Prizren. Studim fizibilitet për të analizuar mundësinë e një rruge të re që mund të lidhë këto dy vendbanime dhe
arsyeshmërinë ekonomike.❌

• Rrugë dhe vendkalime të reja kufitare. Rruga Llojane-Miratovc (Kumanovë- Preshevë), Tanushë-Debëllde, si dhe me Shqipëri – Trebishtë Xhepishtë dhe Prespë- Korçë. ❌
(faqe 54)

U THA, KURRË, NUK U BË! ❌