Zbulohen 112 rrënjë kanabis në rrethinën e Dellçevës

Sektori për polici kriminalistike pranë Byrosë për siguri publike në koordinim me SPB Shtip – Zyra e jashtme për punë kriminalistike Dellçevë, sot në atarin e fshatit Grad, Dellçevë, në vendin Suvidoll, ka zbuluar të mbjella me 112 rrënjë “Kanabis Sativa” në lartësi prej 75 cm deri tre metra.

Sip kumtoi MPB-ja, pas rekomandimeve të prokurorit publik të PTHP Koçan, rrënjët janë marrë për ekspertizë, ndërsa po ndërmerren edhe masa dhe aktivitete shtesë, me qëllim ndriçimin e rastit.