Zbatimi i ligjit për armatim në RMV: Një sfidë për sigurinë publike

Rregullat për ruajtjen dhe bartjen e armëve janë të rrepta, por zbatimi i tyre në praktikë mbetet një sfidë e madhe për autoritetet dhe poseduesit e armëve.

Në Maqedoni, për shumë vjet, implementimi i ligjit për armët ka qenë nën kritikë të vazhdueshme. Numri i lejeve për posedim të armëve ka rritje të vazhdueshme, zbatimi i tyre mbetet i diskutueshëm dhe i pasigurt. Toni Angelovski, zyrtar i lartë në Ministrinë e Brendshme,  vë në dukje se kriteret për dhënien e lejeve të armëve duhet të jenë të rrepta për të siguruar sigurinë publike. Ai gjithashtu thekson rëndësinë e mbajtjes së armës në mënyrë të sigurtë dhe të përshtatshme, për të parandaluar aksesimin e papërshtatshëm nga persona të tjerë.

“Ne kemi kritere strikte për dhënien e lejeve të armëve dhe këtë e dinë edhe vetë qytetarët, madje kemi një reagim se kriteret janë shumë të rrepta. Por ato duhen respektuar në një farë mënyre faktikisht dhe për të parandaluar ngjarje të tilla. Sigurisht që pas marrjes së asaj leje arme, edhe shtetasi që e ka marrë duhet ta mbajë armën siç duhet, të sigurohet që ajo të jetë gjithmonë korrekte. Të mos jetë i aksesueshëm për personat e tjerë, sepse leja i jepet atij, dhe jo asnjë anëtari të familjes apo kompanisë. Dhe për këtë arsye arma duhet mbajtur gjithmonë në një dhomë të përshtatshme dhe nëse nuk ka një dhomë të tillë, atëherë ajo duhet të mbahet në një kasafortë, thote Toni Angellvoski Ndihmës Ministrit të Marrëdhënieve me Publikun” – tha Toni Angelovski.

Shpesh herë lejet për posedim të armëve janë keqinterpretuar si leje për mbajtje, duke I përdorur nëper ahengje të ndryshme. Kjo ka shkaktuar një situatë ku armët e legalizuara mund të përdoren për qëllime jashtë ligjit. Sipas Ligjit, gjoba për gjuajtje me armë zjarri, përdorimi i mjeteve piroteknike ose mjeteve të ngjashme shpërthyese është 200 deri më 500 euro, ndërsa sipas Kodit penal, ai që në mënyrë të palejuar përpunon, mban, shet ose kryen shkëmbim me armë zjarri, municion ose materiale shpërthyese dënohet me burg prej 3 deri më 10 vite