Zbardhet plani për vrasjen e ish-kryeministres së Finlandës, Sanna Marin

Finland's Prime Minister Sanna Marin attends a joint news conference on Finland's security policy decisions at the Presidential Palace in Helsinki, Finland, May 15, 2022. Heikki Saukkomaa/ Lehtikuva/via REUTERS ATTENTION EDITORS - THIS IMAGE WAS PROVIDED BY A THIRD PARTY. NO THIRD PARTY SALES. NOT FOR USE BY REUTERS THIRD PARTY DISTRIBUTORS. FINLAND OUT. NO COMMERCIAL OR EDITORIAL SALES IN FINLAND.

Një grup terrorist i ekstremit të djathtë në Finlandë ka planifikuar vrasjen e Sanna Marin, teksa kjo e fundit ishte ende në postin e kryeministres. 4 personat kanë dalë përpara gjykatës, e ndërsa kanë mohuar që kanë organizuar një atentat të mirëfilltë.

Një prej tyre i cilësoi si “biseda normale” për të treguar se sa lehtë dikush mund të vriste kreun e shtetit finlandez. Për të, ishte vetëm një mënyrë për të shfryrë dhe folur për përvoja interesante ekstreme.

Mirëpo, përtej dëshmisë, gjatë bastisjes në banesat e tyre, u gjetën lista të objektivave të mundshëm, duke përfshirë deputetë, përfaqësues të grupeve minoritare dhe aktivistë antifashistë.