Zayn Malik flet për largimin nga grupi “One Direction”

Ylli i famshëm ndërkombëtar, Zayn Malik, është rikthyer me një intervistë pas gjashtë vitesh.

Këngëtari dhe ish-anëtari i “One Direction” është shfaqur në podcast-in “Call Her Daddy”, ku ka folur për gjithçka – nga të qenit anëtar i grupit jashtëzakonisht të suksesshëm e deri të bashkë-prindërimi me modelen Gigi Hadid.

Intervista – e para e tij në gati gjashtë vjet – u realizua në shtëpinë e fëmijërisë së Alex Cooper në Pensilvani.

Ai ndërkaq ishte i pari që u largua nga grupi në 2015 dhe tha se kjo ishte e qëllimshme.

“Doja plotësisht me egoizëm të isha personi i parë që do të bënte rekordin e tij”, shpjegoi Zayn.

“Unë jam pasiv, por kur bëhet fjalë për muzikën dhe biznesin tim. Jam serioz për këtë dhe jam konkurrues. Doja të isha i pari që do të largohesha dhe do të bëja gjërat e mia”, vazhdoi ai.