Zaharieva: Mosrespektimi i Marrëveshjes solli shtyrjen e bisedimeve për anëtarësim me Shkupin

Faktor vendimtar të cilin e theks Qeveria bullgare për vendimin që të refuzojë të lejojë fillimin e bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE është mospasja e “garancive për marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe për zbatimin e marrëveshjeve bilaterale”, deklaroi ministria bullgare e Punëve të Jashtme, Ekaterina Zaharieva për Programin e televizionit gjerman ARD për Evropë Juglindore.

Zaharieva thekson se me Marrëveshjen për Miqësi, Fqinjësi të Mirë dhe Bashkëpunim të nënshkruar mes Shkupit dhe Sofjes në vitin 2017, mes tjerash, parashihet formimi i komisionit të përbashkët të historianëve “për zgjidhjen e çështjeve historike ekzistuese kontestuese” mes të dyja vendeve me konsensus, i cili, sipas tij, nuk ka mundur ta përfundojë detyrën e tij.

“Bullgari dëshiron të pranohet e vërteta historike. Kjo nuk ishte problem për Maqedoninë e Veriut kur e nënshkroi marrëveshjen – historia e përbashkët që do të na bashkojë, e jo të na ndajë. Ky është qëllimi. Ne nuk themi “Këto personalitete janë vetëm tonat”, por “Këto personalitete janë të përbashkëta”. Ky është të menduarit modern i të dyja vendeve, veçanërisht nëse dëshirojnë të jenë bashkë në Bashkimin Evropian”, deklaroi Zaharieva.

Ajo thekon se Bullgaria insiston në emërimin e gjuhës maqedonase si “gjuhë zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, si dhe për ndryshim të librave në Maqedoninë e Veriut, në të cilat, siç tha, “bullgarët ende janë të prezantuar si fashistë”.

Zaharieva për ARD thekson se Qeveria bullgare dëshiron këto “vërejtje të saja të gjejnë vendin e tyre” në kuadër të bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE.

“Nuk dëshirojmë ta ndalojmë Republikën e Maqedonisë së Veriut, por nëse nuk kemi garanci në kornizën e bisedimeve, do të jetë e pamundur që të thuhet “po”. Domethënë, pa marrë parasysh kryesimin e tanishëm ose të ardhshëm, nëse propozimet tona përfshihen për diskutim në kornizën e bisedimeve, Bullgaria do të mund të thotë “po”, thekson Zaharieva.

Ajo thekson se nuk sheh se pse do të përfaqësonte problem që në kornizën e bisedimeve të vendoset dispozita se Maqedonia e Veriut duhet ta respektojë Marrëveshjen me Bullgarinë.

“Pse është problem që në kornizën e bisedimeve të vendoset fqinjësia e mirë, që është kriter horizontal nga Mastrihti?. Kishte përmbajtje të tilla në kornizën negociuese të Kroacisë. Ky nuk është precedent”, tha Zaharieva.