Zahaieva replikon me Zaevin: E vërtetë, është vështirë për ta kuptuar problemin, por duhet të përpiqemi!

Ministja e Punëve të Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva, e pranon se pozicioni aktual politik ndërmjet dy vendeve nuk është i lehtë për t’u kuptuar, duke reaguar kështu për deklaratën e sotshme të kryeministrit Zaev.

Por, Zaharieva thotë se ata do të vazhdojnë të përpiqen ta shpjegojnë atë. Por, Zaharieva thekson se kjo nuk do të thotë që Bullgaria duhet të vazhdojë të mbyllë sytë.

“Që të zgjidhen problemet, emocionet duhet të zvogëlohen. Me emocione dhe biseda përmes mediave kjo nuk do të ndodhë. Nevojitet qëllim i mirë, transparencë, vendosje e problemeve në tryezë dhe të lihen që historianët ta bëjnë punën e tyre”, tha Zaharieva.

Ajo thekson se Bullgaria nuk e ndryshoi mendimin se vendi i të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor është në BE.