Zaevi uron 1 Majin: Pagat do të rriten, ekonomia është stabile – përfundimisht e diela është ditë jo-pune

Kryeministri Zoran Zaev, nëpërmjet një video-mesazhi ka uruar 1 Majin – Ditën ndërkombëtare të punës.

Ka vlerësuar, se kriza e shkaktuar nga Pandemia e Covid-19, përveç se ka ndikuar mënyrën e shënimit të kësaj date dhe “rrezikuar shëndetin e qytetarëve”, ka kërcënuar edhe “mijëra vende të punës”.

Vendet e punës në vend të parë! Ky është qëllimi kryesor i takimeve të ekipeve ekonomike kur filloi pandemia. Dhe jam i kënaqur që ky qëllim i yni i përbashkët nuk kishte shumë kundërshtar – përkundrazi, nëpërmjet konsultimeve të përbashkëta, si me kompanitë dhe me sindikatat, arritëm të ruajmë vendet e punës të shumë qytetarëve dhe me këtë ta mbajmë ekonominë gjallë dhe dinamike. Edhe përskaj goditjes së krizës globale Covid, pagat vazhduan të rriten – dhe do të rriten edhe më tej. Për më pak se 4 vite, paga minimale arriti na 9.000 deri mbi 15.000 denarë. Kjo është më shumë se 6.000 denarë për muaj për një person, apo 72.000 denarë më shumë për çdo punëtorë në vit. Dhe do të rritet. Pagat veçanërisht u rritën në shëndetësi, arsim, por edhe në armatë, në polici dhe sektorin social. Kurse subvencionet për kontributet ndaj kompanive, rreth 2000.000 punëtorë në sektorin real fituan paga më të larta”, tha Zaevi mes tjerash, transmeton TV21.

Në video-mesazhin, gjithashtu ka vlerësuar se “padrejtësia ndaj të falimentuarve u zgjidh”, pasi siç thotë, “12.000 persona kanë fituar kompensim mujor prej 8.000 denarësh deri në pensionim”

“Dhe përfundimisht – e diela do të jetë ditë jo-pune”, tha më tej Zaevi.

Ndërkaq ka siguruar, “se ekonomia është stabile, krizën e kemi kaluar pa lëkundje të mëdha dhe përfundimisht dalim nga ajo”./TV21