Zaevi nuk komenton dëshmitë për rastin “Reket”

Kryeministri Zoran Zaev nuk e ka parë dëshminë e shërbëtores të Boki 13 e cila tha se mysafirë në shtëpinë e Bokit kishin qenë Radmila Sheqerinska, Aleksandar Kiracovski dhe Venko Filipçe. Para fillimit të seancës së sotme të Qeverisë, Zaev shkurt tha se ka biseduar me përfaqësuesit e Ministrisë së drejtësisë për mënyrën sesi zhvillohet rasti “Reket” dhe për siç tha, thashethemet. Zaev nuk ka në plan t’i pyes bashkëpunëtorët më të afërt përse kanë shkuar në shtëpinë e Boki 13.

Absolutisht nuk do të thotë që ju, unë, apo kushdo qoftë që jemi këtu kemi qenë në hapësirat afariste të 1TV-së, por megjithatë duhet të sqaroj kur kemi qenë dhe pse kemi qenë. Kështu që unë nuk kam për qëllim të futem dhe të komentoj kush ka qenë tek ai në shtëpi, kush në punë, kush ka qenë në Lidhjen Ndërkombëtare. Mendoj se kjo është jashtë çdo nevoje për të sqaruar- tha Zaev.

Por, sipas VMRO-DPMNE-së dëshmia e shërbëtores është provë se edhe kreu politik i LSDM-së është i përfshirë në aferën “Reket”. Opozita thotë se për këtë rast po fshihen prova.

Pamë se nën presionin e mediumeve dhe opinionit megjithatë u zbulua dhe konfirmua se është i përfshirë edhe kreu politik i LSDM-së. Ndërsa nga dita e djeshme dëgjuam edhe publikisht në dëshmimin për aferën “Reket” që konfirmuan se shtëpinë e Bojan Jovanovskit shumë shpesh e kanë vizituar Venko Filipçe, ALeksandar Kiracovski, Radmilla Sheqerinska, Stefan Bogoev dhe shumë politikanë të tjerë nga kreu i LSDM-së dhe Qeverisë- deklaroi Dimçe Arsovski, VMRO-DPMNE.

Gjykimi për rastin “Reket” vazhdon më 3 janar. Duhet të dëshmojë ish prokurorja speciale Elizabeta Josifovska që ishte zëvendëse e Katica Janevës në PSP. Në bankën e të akuzuarve për zhvatjen e 1.5 milionë euro nga biznesmeni Orce Kamçev gjenden Boki 13 dhe Katica Janeva. Fajin e pranoi i akuzuari i tretë Zoran Kiçeev i cili u dënua me tre vjet burg./Alsat