Zaevi dhe Carovska në takim me kategoritë e ndjeshme sociale të qytetarëve

Kemi bërë reforma në fushën e mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve që t’i mbrojmë kategoritë e ndjeshme të qytetarëve, t’ua kthejmë dinjitetin, por edhe të mundësojmë fillim të barabartë për çdo fëmijë, porositën sot kryeministri Zoran Zaev dhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska në takim me shfrytëzuesit e të drejtave dhe kompensimeve sociale.

“Këtu jemi t’i dëgjojmë qytetarët dhe mesazhet e tyre për masat nga reformat sociale që të shohim nëse realizohen konform pritjeve tona. U nisëm nga përcaktimi për krijimin e një shoqërie të drejtë e cila kujdeset për uljen e pabarazisë sociale në vendin tonë. Krijuam reformë sociale e cila plotësisht e ndryshon mënyrën në të cilën kujdesemi për grupet e ndjeshme të qytetarëve dhe dukshëm e rritëm ndihmën financiare të cilën e marrin më të varfrit”, tha Zaevi.

Ministrja Carovska theksoi se sot dëshirojnë të dëgjojnë nga shfrytëzuesit të të drejtave dhe shërbimeve e cila është ajo që shteti ka arritur ta përmirësojë, e çfarë mund të bëhet në mënyrë shtesë, sepse, siç tha, sistemi është dinamik dhe vazhdimisht duhet të ndryshohet dhe të adaptohet për nevojat e qytetarëve.

“Kjo reformë të cilën e kemi bërë jep rezultate dhe përfshin më shumë se 120 mijë qytetarë. me pensionin social deri më tani kemi arritur të përfshijmë rreth 4.000 shfrytëzues që do të thotë se i mbërrijmë objektivat. Shtesa arsimore dhe të fëmijëve i japin rezultatet dhe i plotësojnë të ardhurat e familjeve gjithnjë me qëllim brezat e ardhshëm t’i stimulojnë të dalin nga varfëria përmes arsimit”, tha Carovska.

Vendosja e menaxhimit të rastit, sipas Carovskës, do të mundësojë çdo familje të evidentohet dhe në këtë mënyrë të mundësohet të të veprohet në familjen si sistem.