Kryeministri Zaev në dalje për media ka komentuar edhe për protestat e paralajmëruara nga VMRO-DPMNE-ja. Zaev thotë se është frustrim që nuk janë në pushtet.
“Dëshira që unë shoh nga opozita është zhgënjimi pse nuk janë në pushtet. Pa na dhënë mundësinë për të shkuar në punë, pa parë se sa të suksesshëm do të jemi, mund të shihet një zhgënjim pse nuk janë në pushtet. Kjo është nga vjen e gjitha dëshira dhe tani ne do të protestojmë”, tha kryeministri Zoran Zaev.