Kryeministri i vendit, Zoran Zaev, pas mbledhjes së Kryesisë së LSDM-së tha se gjatë mbledhjes së sotme kanë diskutuar edhe për situatën politike si dhe për marrëdhëniet me BDI-në. Ai tha se bashkëqeverisja më BDI-në do të vazhdojë dhe beson se këtë mandat do ta çojnë deri në fund.
Kemi diskutuar edhe për situatën politike si dhe për marrëdhëniet me BDI-në. Diskutuam për amendamentet dhe ramë dakord që në të ardhmen do te duhet t’i koordinojmë më shumë veprimet tona. Unë besoj se do të vazhdojmë bashkë ta përfundojmë këtë mandat. Mospajtimet janë ndonjëherë të shëndetshme në vendet demokratike. Mbetet në periudhën që vjen ta vazhdojmë koalicionin dhe të jemi më të harmonizuar në bashkëqeverisje- tha Zaev.
Në pyetjen se a do të koalicionit përsëri me BDI-në nëse i fitoni zgjedhjet, Zaev tha se drejtimin e bashkëpunimeve e caktojnë qytetarët me votat e tyre por edhe programet e partive. “Është shumë e rëndësishme që programet dhe planet të përputhen. Gjithashtu partitë duhet të mësojnë nga gabimet që kanë bërë në të kaluarën,” u përgjigj Zaev.
https://www.facebook.com/AlsatMTelevision/videos/463937167835312/