Zaev tregon se çfarë do të ndërmerret në rastin e Spitalit të Ohrit

Kryeministri Zoran Zaev ka folur për rastin e Spitalit të Ohrit. Ka kujtuar se Ministria e Shëndetësisë ka dënuar aktin, ndërkaq ai ka deklaruar se do të ndërmerren masa, kjo me qëllim që situatat e tilla të mos përsëriten.

“Shkelja është në atë se është jashtë planit të vaksinimit. Besoj se do të ndërmerren hapa konkret. Pse? Që mos të përsëriten rastet e tilla dhe të shkohet në bazë të protokollit i cili është publik. Dhe ai parasheh që së pari të vaksionohen punonjësit mjekësor nga qendrat Covid dhe më pas të sëmurët kronikë”, tha Zaev, transmeton TV21.

Ndërkaq, dje ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i pyetur nga TV21 se a do ta shkarkojë drejtorin e Spitalit të Ohrit për shkeljen e planit të vaksinimit, tha se do të flasë sot me të.

Plani parasheh që të parët të vaksinohen punonjësit mjekësor nga qendrat mjekësore Covid, dhe më pas të sëmurët kronikë. Kjo për shkak të prioritetit dhe të sasisë së limituar të vaksinave./TV21