VMRO-DPMNE-ja ka mbledhur 25 mijë nënshkrime kundër regjistrimit

Për tre orë, VMRO-DPMNE-ja ka arritur të mbledhë 25 mijë nënshkrime kundër realizimit të regjistrimit të popullsisë për në prill të këtij viti.

“Mbi 25.000 qytetarë për 3 orë i kanë thënë “jo” Zaevit për regjistrim të falsifikuar. Në më shumë se 300 pika në shtet, qytetarët në mënyrë masive dolën dhe pa frikë e treguan qëndrimin e tyre. Qytetarët i dërguan mesazh Zaevit. Derisa Zoran Zaev ka pak mëshirë, me porosinë që e dërguan qytetarët, do ta tërheq Ligjin për regjistrim”, tha lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, transmeton TV21.

Kjo vlerë e nënshkrimeve, është për 2.5 herë më shumë se sa numri i nënshkrimeve të nevojshme që do të mund të grumbulloheshin si iniciativë qytetare për të dorëzuar në Kuvend iniciativë për ndryshim të Ligjit për regjistrim.

Megjithatë, lideri i VMRO-DPMNE-së ka zgjedhur këtë formë.