Zaev sot do ta kumtojë vendimin për Filipçen

Kryeministri Zoran Zaev sot pritet të kumtojë vendimin për dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe ka mësuar TV21.

Ndërkaq ministri Filipçe dje njoftoi se ka ofruar dorëheqje me shkrim deri e kryeministri, për shkak të tragjedisë në Tetovë ku 14 persona humbën jetën nga zjarri që përfshiu Qendrën Kovid në Tetovë mbrëmjen e 8 shtatorit.

Krahas Filipçes, dorëheqje dhanë edhe zëvendësministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani dhe dy drejtorët e Spitalit Klinik të Tetovës, Florin Besimi dhe Artan Etemi.