Zaev-Sijarto: Ndihma që e morëm nga Hungaria e konfirmon miqësinë e shteteve dhe popujve tanë

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev sot u takua me ministrin Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Republikës së Hungarisë, Peter Sijarto.

Në takim, ku u bisedua për disa tema aktuale, si dhe për masat e Qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Hungarisë për mbrojtje të shëndetit të qytetarëve dhe ndihmë për ekonominë për shkak të koronavirusit, kryetari Zaev shprehi falënderim të madh ndaj popullit dhe Qeverisë së Hungarisë për ndihmën dhe mbështetjen që po i ofrojnë në këto momente të rënda për të gjithë ne, por edhe tërë këto vite në vazhdimësi.

“Ndihma që e morëm nga Hungaria vetëm e konfirmon miqësinë e shteteve dhe popujve tanë”, porositi kryetari Zaev.

Në bisedë, bashkarisht u konkludua se kjo vizitë e ministrit Sijarto është inkurajim për të gjitha sukseset të cilat i arritëm gjatë tre viteve të fundit siç janë anëtarësimi në NATO dhe fillimi i negociatave me BE-në dhe u shpreh kënaqësi e dyanshme që madje tre nga gjashtë shtete nga Ballkani Perëndimor tashmë janë anëtare të NATO-s. Kjo e garanton stabilitetin dhe sigurinë e mbarë rajonit.

Kryetari Zaev dhe Sijarto bashkarisht u dakorduan se është shumë me rëndësi që madje edhe në këto momente të vështira BE-ja mundi ta sjellë vendimin e shumëpritur për fillim të negociatave për anëtarësim me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe se mund të rpesim që negociatat edhe praktikisht të fillojnë deri në fund të qershorit të këtij viti.

Zaev dhe Sijarto e përshëndetën angazhimin e komisarit për zgjerim, Oliver Varheji i cili me sukses e filloi mandatin e tij me metodologji të re për negociata, raport pozitiv për përparimin e shtetit tonë dhe me vendim pozitiv për fillim të negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE.

Dy bashkëbiseduesit u dakorduan se dy shtetet si edhe deri më tani do të vazhdojnë të punojnë së bashku në përballjen me sfidat lidhur me refugjatët, ndërsa kryetari Zaev i shprehi falënderim të veçantë ministrit Sijarto për punën e nëpunësve policorë hungarezë në kufirin mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë.