41 shkelje të orës policore, 206 persona futen në karantinë shtetërore

Gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e pandemisë Covid-19 në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut është marrë vendim për izolimin e 186 personave kurse 350 persona kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim.

Prej 1.812 kontrolleve të kryera nga policia, është regjistruar një shkelje e masës së izolimit-vetizolimit.

Sa i përket ndalimit të lëvizjes, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 41 shkelje të orës policore në të gjithë territorin e shtetit, 22 persona janë ndaluar nga policia, tre janë paralajmëruar kurse për të tjerët policia ka marrë të dhëna dhe ndaj tyre do të merren masa konkrete.

206 persona tjerë janë futur në karantinë shtetërore./Alsat