Zaev: Secili mund të tejkalojë vetveten dhe të veprojë për të mirën e bashkësisë

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev sot me rastin e Krishtlindjeve me bashkëshorten Zorica e vizitoi manastirin “Shën Leontij” në fshatin Vodoça në Strumicë.

“Secili prej nesh personalisht e ka mundësinë ta dëgjojë zërin e ndërgjegjes. Secili mund ta tejkalojë vetveten dhe më i përcaktuar të veprojë për të mirën e bashkësisë, për të mirën e fëmijëve dhe prindërve, për familjen, për vetveten dhe gjithsesi për të mirën e vendit tonë ku jetojmë, punojmë, krijojmë, mësojmë. Lindja e Krishtit përkujton në përgjegjësinë para së cilës jemi ballafaquar, të qëndrojmë sinqerisht dhe me guxim në anën e së vërtetës, drejtësisë, paqes dhe dashurisë. Për këtë shkak, në Krishtlindjet secili le ta ndjen zjarrin e dritës dhe ngrohtësisë, që çon drejt lumturisë dhe solidaritetit. Krishti lindi!, thotë Zaev në porosinë me rastin e Krishtlindjeve në profilin e tij në Fejsbuk.