Zaev: Së bashku mund t’i kalojmë sfidat ekonomike dhe shëndetësore

Ballafaqohemi me sfidat e njëjta shëndetësore dhe ekonomike dhe vetëm së bashku mund t’i tejkalojmë, me bashkëpunim më të madh dhe me më shumë solidaritet, tha kryeministri Zoran Zaev në konferencën në Athinë kushtuar ardhmërisë së Ballkanit Perëndimor. Duke u shprehur mirënjohës për ndihmën e dhuruar nga BE-ja deri tani, Zaev theksoi se është koha për thellim të bashkëpunimit ekonomik për prodhime dhe shërbime të caktuara.

“Tani në krizën e pandemisë, Evropa e pa sa larg është Kina. Për disa produkte është mirë të zhvillohen disa agjenda dhe aktivitete këtu në Evropën Juglindore. Jemi po ashtu atraktivë për shpenzimet e prodhimit dhe disa shërbimeve, për shembull na duhen 2 orë që me aeroplanë të mbërrijmë nga kryeqyteti ynë në thuajse të gjitha kryeqytetet në BE, kuptohet në Athinë 1 orë. Nevojitet një muaj që prodhimet të vijnë nga Kina në kryeqytetet evropiane”, deklaroi Zoran Zaev, Kryeministër.