Zaev: Pres regjistrim të suksesshëm

Kryeminsitri Zaev vlerëson se regjistrimi është duke vazhduar me sukses, edhe pse pati bllokim disa ditë. Para gazetarëve kryeminsitri u shpreh se pret që regjistrimi të përfundojë me sukses.

Dëshiroj që të jap komplimente për të gjithë regjistruesit për Entin Shtetëror për Statistikë, ekspertët e IT intervenuan shpejtë për të shmangur problemin, pasi që patëm një bllokim të sistemit. Është e rëndësishme se regjistrimi vazhdon të funksionojë me sukses. Deri më tani janë regjistruar mbi 1 milion qytetarë, dhe mundem të konstatoj se deri më tani është i suksesshëm dhe argumenti më i madh do të jetë të mbaroj me sukses”, tha Zaev./TV21