Zaev premton përmirësim të standardit të qytetarëve

Kryeministri Zoran Zaev sot ka realizuar takim me shefin e Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadorin Klemens Koja, në të cilin janë dakorduar që bashkëpunimi shumë vjeçar të vazhdoj në më tepër fusha.

Siç informojnë nga shërbimi qeveritar, përcjell SHENJA, Zaev në takim ka biseduar edhe për gjendjen në shtet pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare dhe formimit të qeverisë.

“Zaev ka theksuar se mandati i dytë është mundësi e mirë, për të vazhduar me implementimin e prioriteteve të përbashkëta, anëtarësimin në NATO dhe BE si dhe përmirësimin e marrëdhënieve ndërfqinjësore, përkushtim në qeverisjen efikase dhe vazhdimin e reformave të përgjithshme në vend për përmirësimin e standardit të qytetarëve”, thuhet në komunikatë.