Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, ka demantuar se partia e tij ka arritur marrëveshje me BDI-në. Zaev ka thënë për Tv Telma se nuk është e saktë se ka marrëveshje preliminare me BDI-në, spekulim që u paraqit pas takimit mes Lupço Nikollovskit dhe Artan Grubit, transmeton Gazeta Lajm.
Zaev ka kërkuar mirëkuptim nga opinioni, duke theksuar se bisedimet për koalicion qeveritar po vazhdojnë ende.
Lajme Zaev për Tv Telma: Nuk kemi marrëveshje me BDI-në