Zaev për rastin “Monstra”: Politikanët të mos japin shpresa të rrejshme dhe t’i heqin duart nga gjyqësori

Kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar se ai ka publikuar gjitha materialet që ka poseduar për rastin “Monstra” ndërsa ka bërë thirrje që politikanët të mos japin shpresa të rrejshme dhe të heqin duart nga gjyqësori.

“Nuk është në rregull të jepen shpresa të rrejshme. Ajo që ne si politikanët mund ta bëjmë është në konfirmimin e provave të mjaftueshme për hapjen e lëndëve dhe proceseve. Këtë mund ta bëjmë nëpërmjet institucioneve siç janë Kuvendi dhe Qeveria për shkak se ato janë të drejtuara në mënyrë direkte nga politikanët, ndërsa në bazë të argumenteve prokurorët duhet të vendosin dhe gjykata”, tha Zaev, përcjell SHENJA.

Ai tha se me shumë kujdes e ka ndjekur rastin ngase është i ndjeshëm edhe për familajrët që humbën fëmijët dhe peshkatarin si dhe për njerëzit që janë të dyshuar, dhe përsëri janë të dënuar, ndërsa një pjesë të liruar.

“Sistemi gjyqësor është ai i cili sjell vendimet. Definitivisht duhet ta dijmë se politikanët duhet t’i heqin duart nga gjyqësori dhe prokuroria. Aty duhet të eci proceset”, deklaroi Zaev./SHENJA