Zaev pas zjarreve siguron: Dëmin material do ta kompensojmë bashkërisht

Kryeministri Zoran Zaev ka siguruar se dëmi material që është shkaktuar nga zjarret, do të kompensohet.

Ndërkohë ka qetësuar se edhe më tej nuk ka të lënduar dhe të rrezikuar nga zjarret.

“Edhe më tej nuk ka të lënduar dhe persona të rrezikuar. Dëmi material është diçka që me forca të përbashkëta do ta kompensojmë, tash brenga më e madhe e të gjithëve duhet të na jetë siguria. Të gjitha forcat dhe kapacitetet e sistemit janë angazhuar nën komandën e saktë të Qendrës për Menaxhim me Kriza”, tha Zaev, transmeton TV21.