Secila grua dhe vajzë duhet të jetë e sigurtë dhe e mbrojtur. Asnjë grua dhe vajzë nuik guxon të durojë dhunë të bazuar gjinore, as në shtëpi, as jashtë saj, tha sonte në onlajn tribunën “Heshtja nuk është zgjidhje”, kushtuar aktivizmit kundër dhunës së grave dhe dhunës familjare në organizim të Forumit të grave LSDM-së, kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.
Në kohë të krizës së tillë shëndetësore me koronavirusin, me të cilën ballafaqohet tërë bota, tha ai, të gjithë jemi të vetëdijshëm se qytetarët dhe qytetaret tanë për çdo ditë janë nën presion të madh psikologjik nga pasiguria e vet virusit dhe nga shkelja e përditshmërisë së tyre, por kjo nuk guxon të paraqesë shkak për rritje të dhunës familjare dhe çfarëdo sjellje tjetër të padëshiruar ndaj grave dhe vajzave.
Institucionet janë këtu për secilin qytetar, pa dallim të gjinisë, punojmë në përmirësimin e kapaciteteve dhe efikasitetit të tyre”, tha Zaev.
Në këtë kontekst, Zaev paralajmëroi harmonizimin e rregullativës ligjore, vazhdimin e politikave për shoqëri të drejtë, por edhe vendosje të orëve edukative në shkolla.
“Nga viti i ri shkollor, fillon projekti për vendosjen e arsimimit të përgjithshëm seksual, kjo duhet të përfshijë aspekt më të madh të edukimit të të rinjve nga mosha më e re, për njohjen e dhunës seksuale, sjelljen e padëshiruar ndaj vajzave dhe grave dhe diskriminimit gjinor”, tha mes tjerash Zoran Zaev, duke shtuar se barazia gjinore është e drejtë themelore e njeriut.




