Zaev: Opozita është e çuditshme

Zoran Zaevi i është përgjigjur sot, kritikave të opozitës, ku thonë, “se LSDM-ja ka zgjedhur për nënkryetarë të dëgjuarit partiakë”.

Zaevi duke thënë se “te ne opozita është e çuditshme”, shtoi se sigurisht se Fatmir Bytyqi, Venko Filipçe, Milla Carovska dhe Oliver Spasovski janë partiakë, sepse janë nënkryetarë të LSDM-së.

“Opozita te ne me të vërtetë janë të veçantë. Ata janë nënkryetarë, dhe sigurisht se janë partiakë. Janë nënkryetarë të LSDM-së, nuk janë të ndonjë partie tjetër. Nëse mendon VMRO-DPMNE-ja se ata do të dëgjojnë Hristijan Mickoskin, atëherë ata gënjehen. Ata fillimisht do t’i shërbejnë qytetarëve”, tha Zaevi.

Ndërkaq ka shtuar, se LSDM për shkak të ndryshimeve kuadrovike që i bëri dje, do të fitojë opozitën edhe për disa cikle zgjedhore.

“Do të fitojmë VMRO-DPMNE-në edhe në zgjedhjet e ardhshme, edhe në disa cikle të ardhshme”, shtoi Zaevi, transmeton TV21.