Zaev nuk mbështet propozimin e ASH-AAA: Shtetësia me 3 dëshmitarë është e pamundur

Kryeministri Zoran Zaev thotë se ai do të mbështesë procedurë të shpejtë për marrjen e shtetësisë, por jo atë të opozitës shqiptare. Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa propozon me tre dëshmitarë të mund të marrin shtetësi ata që nuk kanë kurse jetojnë në vend vite me radhë,. Sipas Zaevit, shtetësia nuk jepet kështu.

“Duhen dy persona për kurorë dhe kjo është e mjaftueshme për martesë, për shtetësi të thirrni dëshmitarë dhe të thonë, nuk është e mjaftueshme. Askund nuk është kjo. Por, certifikata e arsimit fillor, viti i katërt i përfunduar, fëmijë që kanë mbaruar shkollën fillore apo të mesme, çfarëdo qoftë, që e njeh praktika ndërkombëtare, sidomos Kombet e Bashkuara, mund të na ndihmojnë shumë dhe është bazë e mjaftueshme pa çfarëdo lodhje, vrapimi nëpër sportele dhe institucione të dokumentacioneve, të jepet shtetësi”, tha Zaev./ALSAT