Breshëri kallashnikovi në Durrës, vritet një 32 vjeçar

Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e pasdites së sotme në Durrës. Mësohet se viktima Jetmir Bregu është vrarë me breshëri kallashnikovi, madje sipas dëshmitarëve okularë ka pasur të shtëna të vazhdueshme. Për shkak të shiut të madh dhe zonës periferike autorët janë larguar nëpër errësirë teksa policia po bën hetimin e zonës. Nga ana tjetër ka pasur disa dëshmitarë okularë të cilët janë shoqëruar menjëherë në polici, dhe nuk janë të pakët në numër.

Siç shkruan fjala.al, sa i përket viktimës, nuk ka ende informacion mbi të kaluarën e Jetmir Bregut, ndërkohë që ai ndërroi jetë pak minuta pasi mbërriti në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Durrësit.