Zaev: Nuk heqim dorë nga ambulancat modulare

Kryeministri Zoran Zaev, nuk e ndërron qëndrimin. Fillimisht do të pres raportin e hetuesisë, e më pas do të vendos për dorëheqjet.

ZORAN ZAEV, KRYEMINISTËR

Nga ajo që jam i informuar nga Ministria për punë të brendshme, është se ata do ta dorëzojnë raportin në afat prej 10 ose 15 ditë. Unë pres që edhe raportet tona të jenë gati shumë shpejtë.
Jo pse unë po i pres përgjigjet që të shpalos qëndrimin tim për katër dorëheqjet e dhëna, është edhe më e rëndësishme se qytetarët po kërkojnë përgjigje. Unë personalisht si Kryeministër, pres që deri në fund të kësaj jave të dalin raportet. A do të jetë kështu apo jo, do të tregojë Prokurori republikan.
Nuk mundeni që të shkarkoni ministra, një qeveri të tërë, Kuvendin dhe të gjithë popullin për këtë dhimbje që e kemi. Duhet ti dimë arsyet përse kjo duhet të ndodh. Duhet ta dini se çfarë duhet të bëni pas shkarkimeve. Çfarë do të bëni? Do ti mësoni edhe gjashtë muaj dikë që të mësojë se si të menaxhojë me koronën?

Ai shtoi se pushteti nuk do të heqë dorë nga ambulancat modulare.

ZORAN ZAEV, KRYEMINISTËR

Nuk heqim dorë nga ato, na duhen sepse pandemia po vazhdon.
Në secilin vend sipas standardeve ka person që i mirëmban. Ky është një objekt i përkohshëm, i vendosur siç e kemi menduar dhe kjo është e vërteta. Plotësisht janë ndërtuar sistemet qendrore për oksigjen. Ata nuk ishin pjesë e projektit. I gjithë projekti ka procedurë, nëse kjo procedurë është shkelur ose është bërë gabim tek specifikat, kushtet nuk janë të përmbushura, sigurisht që këtu ka përgjegjësi dhe sipas ligjit do të sanksionohen.

Ministrja e punës dhe politikës sociale, Jagoda Shahpanska tha se të gjitha dokumentet janë dorëzuar në Prokurori. /KlanMacedonia