Zaev: Nuk guxojmë të mos e dëgjojmë zërin e partive më të vogla politike

“Këto ditë ne do të flasim në mbledhjet tona të rregullta që i kemi në LSDM mbrëmjeve, do ti shohim të gjitha analizat, do të flas me partnerët, dua t’i shoh shpjegimet e tilla, por siç thash dje, vërtetë porosia është shumë jologjike, partnerët më së paku flasin. Ne folëm me argumentet tona se përse është më mirë një njësi zgjedhore, u mbajtën mbledhje, u sollën vendime nga ana e partive politike. Nuk guxojmë të mos e dëgjojmë zërin e partive më të vogla politike. Kur e shihni VMRO DPMNE që ka dorëzuar 9000 amendamente, shoh partitë e vogla tekstualisht luten që t’i tërheqin. Le të diskutojmë, amendamentet e tilla dërgojnë sinjale të fuqishme se po bllokohet procesi. Kjo nënkupton se bllokohet demokracia në procesin e vendimmarrjes, mbi të gjitha edhe BDI me 5000 amendamente, e tani e shihni se diçka po ndodh këtu. Nëse po ndodh diçka atëherë vlen të shqyrtohet”, tha kryeministri Zoran Zaev. /SHENJA/