Zaev: Nuk futen bullgarët në Kushtetutë për një ditë

Nuk mundemi për një ditë t’i vendosim qytetarët bullgarë në Kushtetutë, por kjo do të ndodhë para inkudarimit në Bashkimin Evropian. Kështu vlerëson kryeministri i vendit, Zoran Zaev, i cili theksoi se kjo çështje mund të rregullohet në momentin kur vendi do të përfshihet në strukturat e Bashkimit Evropian.

Zoran Zaev, kryeministër

“Në në momentin e inkuadrimit në BE, hapet Kushtetuta sepse duhet të ndryshohet pjesa e përbashkët me vendet anëtare të BE-së dhe atëherë vendosen edhe bashkësitë më të vogla etnike të cilat janë të pranishme dhe jetojnë në vendin tonë ndërsa nuk janë të vendosura në Kushtetutë. Ne nuk kemi kurrfarë paragjykime. Nëse dikush kërkon nesër ta bëjmë këtë edhe po të duam nuk mundemi. Nuk kemi dy të tretë, as nuk duhet, por publikisht e themi sepse bullgarët dhe kroatët, malazezët dhe egjiptianët dhe shumë bashkësi tjera etnike do të vendosen në Kushtetutën tonë në sy të inkuadrimit”

I pyetur në qoftë se vendosën qytetarët bullgarë në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, a do të kërkohet reciprocitet gjegjësisht vendosje e maqedonasve në Kushtetutën bullgare, duke pasur parasysh atë se ka edhe maqedonas në Bullgari, Zaev tha se kjo e drejtë e Bullgarisë dhe përzierja në punët e brendshme të vendit fqinj nuk është porosi e miqësisë.

Zoran Zaev, kryeministër

“Kjo është e drejtë e Bullgarisë. Çdo herë është mirë të ketë reciprocitet, por përzierja në punët e brendshme të vendeve fqinje nuk është porosi e miqësisë. Kjo u mbetet atyre. E them si nevojën tonë, ndërsa jo për shkak të asaj që Bullgaria e kërkon”

Ditën e premte kryerësi i detyrës shef i diplomaciës bullgare Svetllan Stoev pati deklaruar se Ministria e Punëve të Jashtme do donte që bullgarët në vendin tonë të vendosen në Kushtetutë së bashku me popujt tjerë. /SHENJA/