Zaev: Një pjesë e drogës së vjedhur në Josifovë ka përfunduar në Kosovë

“Një pjesë e asaj që u vodh në rajonin Gjevgjeli-Vallandovë tashmë është zbuluar në rajonin rreth Hara;inës, një pjesë është në Kosovë. Po punohet me shërbimet që të arrihet deri në fund dhe personat përgjegjës të dalin para drejtësisë”, deklaroi sot kryeministri Zoran Zaev, për hetimet rreth drogës së vjedhur në Josifovë. Zaev vlerëon se MPB në mënyrë efikase po zhvillon hetimet.
Kjo është hera e parë që një funksionar të japë detaje dhe të konfirmojë se një pjesë e madhe e dy tonë marihunae të vjedhur (e ërpunuar dhe e paketuar) të përfundojë jashtë kufijve të shtetit. Nga MPB dhe nga prokuroria deri tani kanë njoftuar se nuk japin detaje për shkak se hetimet ende vazhdojnë.
Lidhur me këtë rast është ngritur padi penale kundër 6 personave, kurse policia akuzon edhe dy tjerë, për të cilët deri tani nuk ka hetime.

Prokuroria nga ana tjetër njoftoi se vjedhësit për momentin evidentohen sit ë panjohur, kurse 6 të dyshuarit tjerë kanë blerë një kamion, i kanë vendosur tabela të falsifikuara dhe e kanë transportuar marihuanën e vjedhur. Kamioni për transport është gjetur në vendkalimin kufitar Bllacë.
Vjedhësit kanë qenë të armatosur dhe të maskuar kur janë futur në depon në Josifovë dhe e kanë mbyllur rojtarin e vetëm në një prej hapësirave të fabrikës. Ata për momentin nuk janë zbuluar, thonë nga Prokuroria.