Zaev: Mickoski shpif për t’i fshehur dështimet – ekspertët e “valixheve me para” janë mbështetësit e tij

epa09556676 (FILE) Prime Minister of North Macedonia Zoran Zaev attends the ceremony marking Army Day in Skopje, Republic of North Macedonia, 18 August 2021 (reissued 31 October 2021). North Macedonian Prime Minister Zoran Zaev on 31 October 2021 announced his resignation as a Prime Minister and from the leader of SDSM Party, after his party lost in the second round of local elections. EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI

Nëpërmjet një reagimi në Facebook, ish-kryeministri Zoran Zaev ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit Hristijan Mickoski, duke i quajtur ato shpifje dhe trillime të dëshpëruara për të fshehur dështimet e tij.

“Shpifjet, fyerjet dhe trillimet janë metodat e Mickoskit me të cilat ai përpiqet të justifikohet për katastrofën që po ia shkakton shtetit.
Paaftësia e tij për të sjellë qoftë edhe një rezultat të vetëm në ndonjë fushë të shoqërisë apo politikës, e përzier me vetëkënaqësinë dhe arrogancën e tij, do ta çojë drejt humnerës politike. Por duhet të kemi kujdes që të mos e tërheqë me vete edhe shtetin në atë humnerë,” shkroi Zaev.

Ai i hodhi poshtë me vendosmëri gënjeshtrat dhe akuzat e Mickoskit për të ashtuquajturat “valixhe me para nga një ish-kryeministër bullgar”, duke i quajtur ato të pavërteta dhe të fabrikuara.

“Së pari, nuk ekziston asnjë valixhe, asnjë para, dhe asnjë lidhje me ndonjë ish-kryeministër nga Bullgaria. Kjo është vetëm një përpjekje e dëshpëruar e një kryeministri të paaftë për ta zhvendosur vëmendjen e opinionit publik nga dështimet e tij te trillimet që shpik vetë,” theksoi Zaev.

Ai shtoi se nëse dikush është “ekspert për valixhe me para”, atëherë ata janë pikërisht mbështetësit dhe financuesit e Mickoskit:
“Pamë në videot që ata vetë i publikuan se kush janë ekspertët e vërtetë për valixhe me para – ata që Mickoski mburrej se i kanë paguar faturat e rrymës në ‘Pallatin e Bardhë’, ata që donin të bëheshin konsuj bullgarë dhe kriminelët e dënuar që janë lënë të mbrohen nga liria vetëm për të sulmuar opozitën,” përfundoi Zaev.